Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Mbreti Karl III thuhet se do ta ndalojë Princin Harry të marrë pjesë në kurorëzimin e tij nëse në librin që pritet të publikohet së shpejti, ai do të sulmojnë Mbretëreshën Bashkëshorte Camila.
Një burim për Daily Beast tha se:
“Është një gjë që Harry të sulmojë Karl-in, por nëse Harry e detyron atë të zgjedhë, duke përfshirë Camila-n në librin e tij, nuk kam dyshim se ai do të zgjedhë Camila-n”.
Një tjetër burim i brendshëm i tha gazetës se Harry dhe Meghan Markle janë në një listë pritjeje për ceremoninë e vitit 2023, duke nënkuptuar se ende nuk është vendosur nëse do të ftohen apo përjashtohen.
Libri me kuntime i Harry-t ishte planifikuar të botohej në nëntor, por data u shty pas vdekjes së Mbretëreshës. Në fillim të këtij muaji, biografi mbretëror Tom Bower i tha Page Six se Charles dhe anëtarët e familjes së tij janë shumë nervozë për librin, duke e quajtur atë një “bombë me sahat”.
Kurorëzimi i mbretit do të bëhet në 6 maj të vitit të ardhshëm në Westminster Abbey në Londër, gjë e cila është njoftuar nga Pallati Buckingham.
Shërbimi do të jetë më modern se kurorëzimi i mëparshëm mbretëror dhe “do të shohë drejt së ardhmes”, tha pallati në një deklaratë duke shtuar se ceremonia do të jetë padyshim e mbështetur në traditat e vjetra.
Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby do të drejtojë ceremoninë, e cila do të shohë Karlin e Tretë të kurorëzuar së bashku me gruan e tij Camilla, bashkëshortja mbretëreshë.
Top Channel