Kongresi i Partive Socialiste Europiane, duket se ka sjellë ‘paqe’ mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Të ndodhur bashkë në një sallë, ndërsa kryeministri i Kosovës ishte duke biseduar me një prej zyrtarëve të pranishëm në Kongres, homologu i tij shqiptar, Edi Rama zgjodhi të ‘luajë kukafshehti’.

Pas Kurtit, Rama i mbylli sytë me duar, duke kërkuar prej tij që ta gjejë, ‘truk’ që vuri në vështirësi kreun e qeverisë së Kosovës, ndërsa në ndihmë i erdhi bashkëbiseduesi.

“Duhet të më kishe gjet vetë, jo me spiuna”- tha me të qeshur Rama, pasi u zbulua. Momenti sakaq, u shoqërua me të qeshura mes të pranishmëve, dhe me një përqafim mes dy kryeministrave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA