U takua në Hagë me ish-drejtuesit e UÇK-së, Veliaj: Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve

14/10/2022 22:05

Pas takimit me ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së në Hagë, kryebashkiaku Erion Veliaj thekson se beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve.

Në një status në twitter, Veliaj shkruan se ajo betejë ndali spastrimin etnik nga ushtria serbe dhe solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

“Me mikun e mirë Enver_Hoxhaj për të takuar e mbështetur vëllezërit tanë në Hagë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e drejtuesit e UÇK-së. Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve, spastrimin etnik nga ushtria serbe, solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit”, nënvizon kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryebashkiaku Veliaj takoi sot në Hagë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA