Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdarit për mosdeklarim të pasurisë.

“Më 13 tetor 2022, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër R.H për mos deklarim të pasurisë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Në mars të këtij viti, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) dorwzoi kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Sipas Agjencisë, ministrja Hajdari dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, dhuratave dhe dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA