“Mythodea” e Arben Bajos/ Hapet ekspozita e me punimet e fundit të skulptorit

14/10/2022 12:54

Titulli “Mythodea”, i ekspozitës së pakryer të skulptorit Arban Bajo u vendos nga titulli i e një simfonie korale për të cilën Bajo fliste shpesh.

Vepra e shkruar nga kompozitori grek Vangelis në vitin 1993, me titullin origjinal “Mythodea, ishte performuar vetëm një herë në tempullin e Zeusit në Athinë.

“Mythodea” ishte një projekt kompleks. Ai zgjati në kohë dhe mori formë në dy linja të ndryshme, ku e para ishte ajo klasike, dedikuar mitologjisë. Demi Kretez i Bajos paraqitej aty si një subjekt imponues, i madh dhe i fuqishëm, teksa me brirët e mprehtë, të drejtuar lart, parakalon me hapin ceremonial. Ndërkaq figura e Europës mezi dallohet në shpinën e kafshës.

Kapërcimin e vetvetes Bajo do ta realizonte në një version monumental të figurës së Pegasos. E derdhur në allçi apo rezinë, ajo ishte projektuar për t’u ekspozuar e përmbysur në galeri në një vend qendror.

“Mythodea” ishte projekti më ambicioz e kompleks i Bajos. Aty ai do të kapte frekuencën e vet maksimale, si në përqasje estetike, ashtu dhe në thellësinë filozofike të temës, ndërsa për shumë aspekte aty Kafsha përpiu Njeriun, kurse Qenia dhe Artisti u bënë njësh.

Ekspozita e tij e “pakryer” zë vend në Galerinë Fab.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA