Kancelari Olaf Scholz deklaroi se qeveria gjermane do të zgjidhë një mosmarrëveshje për energjinë bërthamore në ditët në vijim.
“Ne kemi vendosur që do të vazhdojmë të bëjmë të mundur, veçanërisht këtë dimër, përdorimin e energjisë bërthamore dhe kjo çështje shumë specifike praktike do të zgjidhet shpejt dhe në kohën e duhur deri në javën e ardhshme“, tha ai në një konferencë shtypi, sipas Sky News.
Qeveria gjermane nuk arriti të miratojë të hënën një projektligj për të vënë në rezervë dy nga termocentralet e fundit bërthamore të vendit, pavarësisht ndërprerjes së planifikuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
Gjermania është detyruar të marrë në konsideratë masa të tilla. pasi vendi kërkon të reduktojë varësinë e saj nga burimet ruse të energjisë.
Top Channel