Idetë e diskutuara në grupin e punës për vizat në Këshillin Europian për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, zv/kryeministri i saj, Besnik Bislimi, i konsideron kushte të reja. 

“Kemi vende të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi ato shtete, të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrimin zyrtar, për shkak se disa janë në mandat teknik të qeverive të tyre, është Italia dhe Suedia, si dhe Danimarka që sapo ka paralajmëruar zgjedhjet e reja.

Janë edhe vendet pakicë, të cilat nuk e kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, por dëshirojnë që këtë ta lidhin me disa elemente tjera, të cilat për neve janë kushte të reja, apo kritere të reja.

Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”, është shprehur ai. Kosova, sipas numrit dy të qeverisë, është udhëzuar të përdorë kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja në mënyrë që të arrihet konsensusi për të avancuar procesin në mbledhjen e ardhshëm të grupit të punës që zhvillohet në 9-10 nëntor të këtij viti.

Tre ishin çështjet kyçe të diskutuara të enjten në Bruksel: lidhja e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS për autorizim dhe informacion rreth udhëtimit, harmonizimi i sistemit kosovar të vizave me atë të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshja për riatdhesimin e qytetarëve.

Propozimin e lidhjes me së procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën me sistemin për siguri në Europë, ETIAS, e bënë zyrtarët francezë, që u mbështetën . prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Top Channel