Diskutimi në nivel ekspertësh të Këshillit të Evropës për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, prodhoi edhe një kriter tjetër.
Franca ka propozuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit të sigurisë ETIAS.
Në vend, një kriter i tillë vlerësohet si veprim i padrejtë dhe procesin e vizave e çon në nivel politik.
Për propozimet e nxjerra nga grupi punues i Këshillit të Evropës, opozita ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës.
Ndërkohë nga ekzekutivi ende nuk kanë dhënë sqarime, ndonëse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka shkruar se Kosova ka shënuar një hap përpara në procesin e liberalizimit të vizave, duke iu referuar edhe deklaratës së Presidencës Ceke që tha se vlerësimi për vizat ishte pozitiv, por që ka edhe disa çështje të tjera për t’u diskutuar.
Sistemi evropian ETIAS mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.
Ndërkohë që për liberalizimin e vizave për Kosovës në nivel ekspertësh përsëri pritet të diskutohet në nëntor, për të vazhduar me hapat e tjerë.
Top Channel