Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë parakaluar në tapetin e kuq së bashku për herë të parë që nga kur u martuan në korrik.

Aktorja 53-vjeçare dhe aktori 50-vjeçar udhëhoqën paradën në eventin e mbushur me yje të Ralph Lauren “Pranverë 2023” në San Marino të Kalifornisë.

Jennifer veshi një fustan të zi me vija, i cili ia vinte në pah dekoltenë. Ylli i muzikës përshtati pamjen me një palë taka të zeza Christian Louboutin dhe një kapelë kauboji.

Për mbrëmjen e tij me krijuesen e hitit “On The Floor”, Affleck ishte veshur me një xhaketë të zezë, pantallona të ngushta dhe një këmishë të zezë.

Kujtojmë se dyshja u martua në korrik në një ceremoni në Las Vegas.

Kjo është martesa e dytë për Benin, i cili ka tre fëmijë – Violet dhe Seraphina, dhe djali Samuel, – nga martesa e tij dhjetëvjeçare me Jennifer Garner, e cila përfundoi në vitin 2018.

Jennifer ka binjakë 14-vjeç, vajzën Emme Maribel Muniz dhe djalin Maximilian David Muniz, nga martesa e saj e tretë me Marc Anthony, e cila përfundoi në vitin 2011 pas shtatë vjetësh.

Ben dhe Jennifer ishin ulur në rreshtin e parë, ndërsa panë  koleksionin e veshjeve të gatshme të Ralph Lauren për pranverë/verë 2023

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA