“3000 euro për parcelën me kanabis”, sekretari i Përgjithshëm i Vaut të Dejës denoncon shefin e komisariatit të zonës: Po ndihmon kultivuesit e drogës

14/10/2022 10:49

Mark Zhuri, një nga përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ish-kryekomunar për 4 mandate me radhë dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, ka denoncuar në prokurori shefin e komisariatit të kësaj zone, Bardhyl Saliu.

Sipas tij, ai ka favorizuar kultivuesit e drogës duke mbjellë të gjithë zonën e Temalit me kanabis. Zhuri tregon edhe çmimet qe variojnë nga 2500-3000 euro për parcele që sipas tij, shefi i policisë u ka kërkuar banorëve. Madje, ai akuzon se drejtuesi i policisë ka djegur qëllimisht mbi 200 hektarë pyje këtë vit në këtë njësi administrative.

Zhuri ka bërë denoncim në prokurori, ndërkohë që i ka dërguar shkresa edhe kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, bashkë me provat e parcelave të mbjella me kanabis. Pak ditë më pare, ai thotë se shefi i policisë e ka kërcënuar.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA