Në kufijtë e të pa imagjinueshmes ishte ngjarja e ndodhur gjatë të mërkurës në mes të Klosit.

17-vjeçari Kenad Shira  së bashku me babanë e tij Ilirin u vra nga Fiqiri Mjeshtri  sepse nuk pranoi të merrte për nuse vajzën e tij  që e kishte ngacmuar në “Instagram”.

Të plagosur rëndë në ngjarje mbeti dhe 14-vjeçari Renato Hasula dhe babai i tij Eglanti të cilët kishin shkuar në lokal për tu sqaruar.

Në këtë tavolinë ishte ulur fiqiri Mjeshtri me 3 vëllezërit kur takuan 17-vjeçarin së bashku me të atin. Biseda u agravua deri në përdorimin e armës. Shenjat e të shtënave janë të dukshme në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thonë se biseda mes palëve zgjati vetëm 5 minuta e më pas ndodhi vrasja. Pas ngjarjes autori Fiqiri Mjeshtri u vetëvra shumë pranë banesës në fshatin Fullqet.

Pa asnjë pendesë për çfarë ndodhi vëllai I autorit Fatbardh mjeshtri që ishte dhe dëshmitar okular në vetëngjarje tregon si nisi zanafilla e sherrit që përfundoi në vrasje.

Dyert e mortit ishin hapur edhe në familjen Shira në fshatin Dars. Bashkëmoshatarët e 17 vjeçarit po e përcillnin në banesën e fundit me lule në duar. Adoleshenti ishte nxënës në një shkollë profesionale në Durrës dhe do të rikthehej sapo të mbaronte takimin në lokalin ku humbi jetën.

Në shkollën ku studionte 14 vjeçari i plagosur Renatoi Hasula dhe 16-vjeçarja që u kthye “mollë sherri” kishte rënë heshtja.

Banorët e të dy fshatrave në Klos ndihen të shokuar për ngjarjen.

“Nuk vritet fëmija për një fjale. Na erdhi shumë keq i njihnim familje e mirë.”- u shprehën banorët.

Nisi si një sherr banal mes 3 adoleshentëve kur disa mesazhe anonime ndezën konfliktin që përfundoi me 3 viktima e dy të plagosur rëndë.

Protagonistët e kësaj ngjarje nuk I thirrën as arsyes dhe as institucioneve për shuarjen e këtij sherri. Policia ndërhyn vetëm pasi vrasja ndodhi ku mblodhi gëzhojat dhe armën pa leje të autorit.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA