India kërkon heqjen e diamantit 105-karat Koh-i-Noor nga kurora e bashkëshortes së mbretit, Camilla (fotot)

13/10/2022 18:47

Një diamant “i paçmueshëm” 105-karat mund të ngjallë kujtime të dhimbshme për Indinë nëse instalohet në kurorën e bashkëshortes së mbretit të ri Britanisë, raportohet së fundmi.

Pallati mbretëror anglez Buckingham Palace’ konfirmoi kësaj jave se mbreti Karli III do të kurorëzohet më 6 maj të vitit që vjen në katedralen Westminster Abbey.

Mbreti Karl normalisht do të celebrohet me “vajin e shenjtë”, do të marrë bekimet, unazën dhe shkopin mbretëror, si dhe kurorën e ‘St Edward’s’, ndërsa Camilla do të bekohet me vajin e shenjtë dhe do të marrë kurorën e ish-nënës mbretëreshë të Britanisë.

Në ballë të saj është diamanti Koh-i-Noor, një nga më të mëdhenjtë në botë që i është dhënë në mënyrë të debatueshme mbretëreshës Viktoria nga perandori i fundit i dinastisë Sikh në Indi.

Megjithse ka kontestime mes Indisë, Pakistanit, e Afganistanit për pronësinë e diamantit, të gjithë ata janë dakord se duhet të hiqet nga kurora koloniale angleze.

Diamanti që iu dha mbretëreshës Victoria, është mbajtur nga monarkia dhe kur ajo vdiq u bë pjesë e xhevahirëve të kurorës.

Prej atëherë diamanti është parë në kurorat e mbretëreshave Alexandra, Mary, Elizabeth ne disa raste.

Pas vdekjes së Elizabetës muajin që shkoi, janë shtuar thirrjet që Koh-i-Noor të kthehet në vendin e tij.

Kësaj jave partia e kryeministrit indian Narendra Modi argumentonte se përdorimi i diamantit në kurorat britanike e risjell Indinë në kohën e vuajtjeve të perandorisë britanike.

“Shumë indianë nuk e mbajnë mend shtypjen e të kaluarës. Por pesë apo gjashtë gjenerata kanë vuajtur nga zgjedha e huaj për rreth pesë shekuj”, argumentonin zyrtarët.

Pallati mbretëror ende nuk ka komentuar nëse diamanti Koh-i-Noor do të jetë pjesë e kurorës së shoqërueses së mbretit.

FOTO GALERI
1/3
Një diamant “i paçmueshëm” 105-karat mund të ngjallë kujtime të dhimbshme për Indinë nëse instalohet në kurorën e bashkëshortes së mbretit

Top Channel