“Thirreni Kosovën, Kosova dhe jo Kosovo. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Këshillin e Evropës ku kërkoi rishikimin e Rezolutës për raportin e Dick Marty mbi Kosovën.
Rama tha se nuk ka asnjë paralele mes Kosovës e Krimesë, ndërsa kërkoi nga Këshilli I Evropës, të mos braktisë shtetet e vogla në mënyrë që sic u shpreh ai të mos kërcënohen shtetet e mëdha. “
“ Shtetet e vogla nuk duhen braktisur, që shtetet e mëdha të mos kërcënohen nga rezultati I shumatores së mbledhur rreth tyre. Nëse kemi mësuar dicka është se demokracia është një process në ndërtim dhe jo një ndërtesë e përfunduar.
Ai vend po përndiqet nga e shkuara, dhe është një kujtesë e gjallë, se sa lehtësisht mund të manipulohet historia nga forca të errëta. Nisma jonë Ballkani I Hapur, është për të realizuar aspiratat tona.
Nuk duam ta shohim ballkanin një fuci baruti të europës. Mënyra si merremi me të shkuarën është thelbësore, nuk është një faqe që mund të shuhet e tëra. Si mendojmë se jemi e sit ë tjerët na perceptojnë kanë vlerë për të ditur sit ë angazhohemi me botën, kë të besojmë, kë të bëjmë mik. Këtu vi te cështja kryesore dhe pse ka rëndësi.
Për aftësinë e qytetarëve për të ruajtur besimin te politika, paqja afatgjatë. Ka kombe që jetojnë gjatë gjithë jetës kolektive duke mbrojtur me guxim jetën e tyre. Ata shpresojnë të rezistojnë, ky është rasti I Ukrainës tani e I Kosovës disa dekada më parë.
Thirreni Kosova, jo Kosovo. Republika e Kosovës, kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. Ka një analogji mes carit dhe kasapit që mbante pozicionin e komandandit të përgjithshëm të Serbisë. Janë dy popuj të përndjekur nga të njëjtët demonë të së shkuarës dhe ka dy tiranëtë dëshpëruar, një i vdekur e një që luan me vdekjen. Do t’ju kursej historinë, pasi lloji i historisë që po përmendimin këtu zor se quhet histori.
Do ti përqëndroj komentet e mia në një aspekt, te shpërbërja e Jugosllavisë. Dekada represioni të ashpër, një operacion i qëllimtë, i kryer nga Miloshevic, solli si rezultat mijëra viktima, 20 mijë gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtare. Rreth 1600 persona janë ende të zhdukur. Të gjallët kërkojnë të vdekur, të gjallët nuk e kanë gjetur paqen e varrit. U deshën vite shtypje e privime që bota të gjente parimet morale, por ndodhi në 1990 britma e Kosovës, nuk mund të shpërfillej më. Beteja për mbijetesë ngjalli dhimbje njerëzore. Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësi dhe erdhi në ndihmë. Drejtësia u vu në vend, dinjiteti u rivendos. Mund të niste pajtimi. Lufta është punë e shëmtuar është në natyrën e saj.
Carla del Ponte botoi një libër kujtimesh ku pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e ushtrisë clirimtare të Kosovës, përfshi trafikimin e organeve njerëzore. Libri, natyrshëm shkaktoi tronditje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit. Akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja ishte cfarë e ndaloi një prokurore Cfarë e ndaloi një prokurore për hetime konkrete?
Nuk do të angazhohem në spekulime, por pyetjet ishin kaq interesante sa tërhoqën vëmendjen e Vladimir Putin këtu në këtë këshill. Kreu I delegacionit rus në asamble në 2008 paraqiti një mocion: Trajtim cnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë. Kosacev, një parlamentar që përfaqësonte partinë e Putinit, u përball me sanksione. Por ndërsa ky njeri ra, puna e tij mbeti. Mocioni i tij u mor nga ky organizëm që hartoi një raport e pretendoi se kreu kërkime të pavarura në rajon. Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme.
Shqiptarët këtu të pranishëm, nuk e penguan këtë, dhe edhe pse nuk pati asnjë provë ajo rezolutë u miratua në tërësinë e vet e fjalë për fjalë, në 2011.” vijoi Rama.
Top Channel