Çmimet e hidrokarbureve kanë ndryshuar sërish, ku kësaj radhe Bordi i Transparencës ka ulur naftën dhe benzinën.

Nafta do të shitet jo më shumë se 240 lekë për litër, duke u ulur me pesë lekë krahasuar me çmimin e mëparshëm.

Benzina do të shitet 203 lek për litër, ndërsa gazi me 78 lekë për litër. Vendimi i Bordit të Transparencës do të hyjë në fuqi sot në orën 18:00.

Njoftimi i plotë: 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 11.10.2022, kemi ulje të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit datë 07.10.2022, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është ulur 866 (- 30 nga data 06.10. 2022), $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është ulur ne 1109 (- 53 nga data 06.10.2022) $/Ton.

Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një rritje të lehtë në 120.64 ( + 1.73 nga data 06.10.2022. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënprodukti benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i shitjes së gazoil/ naftës për për peshkim:

Çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, “Për taksat Kombëtare”, në nenin 9 dhe 10, përjashton nga pagimi i taksave kombëtare dhe akciza këtë sektor.

Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton:

Shumica: 146 lekë/litri

Pakica: 158 lekë/litri

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 tetor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tiji është përmbajtur me përpikmërinë vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA