Forca të shumta policie dhe RENEA janë vendosur në Klos, pas masakrës së ndodhur këtë të mërkurë.

Babë e bir u ekzekutuan me armë, ndërsa më pas autori vrau veten. Shkak i konfliktit u bë historia e dashurisë mes dy adoleshentëve.

17-vjeçari Kenad Shira që mbeti i vdekur, ishte dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Ishte familja Mjeshtri që kundërshtonte këtë lidhje mes të rinjve dhe shkuan në një lokal në qendër të Klosit për t’u sqaruar.

Fiqiriu kishte marrë me vete dhe dy vëllezërit, Besnik Mjeshtrin, i cili ishte polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtrin.

Ndërsa 17-vjeçari kishte marrë të atin dhe dy të afërmit e tyre për t’u sqaruar me familjen e vajzës.

Sherri mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Të vdekur mbetën babë e bir të familjes Shira.

Lidhur me ngjarjen policia tha se autori, Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë, ndërsa janë arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, duke shkaktuar panik mes banorëve të pranishëm.

Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin, dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA