Pas fitimit të titullit Kampione Europe, atletja Luiza Gega ka konfirmuar pjesëmarrjen në Maratonën e Tiranës që do të zhvillohet më 23 tetor.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar dhe mesazhin e kampiones sonë e cila fton të gjithë qytetarët që të jenë në këtë garë sa sportive, por dhe një festë për kryeqytetin.
“Të garosh për vendin tënd, popullin tënd është nder dhe privilegj, por të garosh në vendin tënd, me popullin tënd, është një emocion i papërshkueshëm. Prandaj regjistrohuni në Maratonën e Tiranës dhe shihemi më 23 tetor te Sheshi “Skënderbej”, thekson Gega.
Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se në garë do të marrin pjesë mbi 2500 vrapues që do të garojnë në 4 kategori të ndryshme. “Bëhuni gati! Do të jemi bashkë me Luiza Gegën në eventin më të madh sportiv, ‘Maratona e Tiranës 2022’ – Adrenalinë, sfidë, emocion! 2500 vrapues – 4 kategori – 42.195 km – edhe 11 ditë! Vrapo për paqe”, thekson Veliaj.
Bëhuni gati! 💪🏻
Do të jemi bashkë me Luiza Gegën në eventin më të madh sportiv, ‘Maratona e Tiranës 2022’ – Adrenalinë, sfidë, emocion! 🏁
2500 vrapues 🏃🏻♂️ – 4 kategori 🏆- 42.195 km 🛣 – edhe 🗓 11 ditë!
Vrapo për paqe! 🏃🏻🏃🏻♂️ pic.twitter.com/V733VvrcwE— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 12, 2022
Top Channel