Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.

E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit.

Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E përpos karrierës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij nga përditshmëria. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku çdo njeri që ka një katërputërosh në shtëpi e kupton dashurinë e madhe për ta.

Vetëm pak pasi maçoku i tij u sulmua nga disa qen endacakë dhe duket se këngëtari nuk qëndron dot pa një ‘mik’ dhe ditën e sotme na ka prezantuar me anëtarin e ri të familjes.

“Ju prezantoj Yuki-n.”

Ylli ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet duke dëgjuar një ‘copëz’ nga kënga e tij më e re që edhe pse nuk është publikuar ende ka arritur të bëhet virale në TikTok pasi shumë përdorues të kësaj platforme kanë krijuar video me të. Por, ajo që e bën pritjen edhe më emocionuese të këtij projekti është se do të jetë në bashkëpunim me producentin e njohur Flori Mumajesi, i cili po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze.

Top Channel