
Një parashikues ‘i frikshëm’ ngjarjesh në Britani po merr vëmendje së fundmi me deklaratat se mbreti i ri Karl III, do të heqë dorë nga froni për t’ia lënë të birit Princ William, ndërsa Princi Harry do të rikthehet në vend, ‘pas ndarjes nga gruaja Meghan’.
John Hughes, i cili thotë se ka trashëguar aftësinë për të folur me të vdekurit nga gjyshja e tij, zbuloi ngjarjet shokuese teksa digjte temjan para një prortreti të mbretit Karl dhe duke dëgjuar muzikë frymëzuese, shkruajnë mediat vendase.
60-vjeçari i kontestuar bënte parashikimet për rrjetin Birmingham Live ku tha se monarku i ri “nuk përballon dot detyrën” dhe është gati ta lërë.
Ai pretendonte: “Brenda disa vitesh, mbreti Karl do të kuptojë se nuk e dëshiron fronin, për arsyen e thjeshtë se nuk dëshiron të shpenzojë përsëri miliona paundë në një tjetër funeral shtetëror”.
“Shikoj që Meghan e Harry mund të ndahen brenda dy viteve, pasi diçka më duket se po ndodh aty”.
“Harry mund të rikthehet në familjen mbretërore dhe kur të ndodhë kjo Karli do të rishikojë pozitën e tij brenda familjes”.
John theksonte se sipas tij mbretëresha nuk mund të tërhiqej nga froni prej ngjarjeve traumatike të skandalit seksual te Princit Andrew e vdekjes se Lady Diana, por Charles nuk do ta ketë më këtë dilemë.
Ai tha: “William besoj se do të jetë mbret brenda shtatë vjetëve. Unë besoj se mbretëresha nuk mund të tërhiqej pasi nuk largohej dot nga problemet me skandalin e Princit Andrew e Princeshës Diana.
Parashikuesi “psikik” punon me kompaninë e tij We Are Namaste, dhe thotë se nuk punon për para pasi dhuron të gjitha fitimet për bamirësi dhe u ofron njerëzve të komunikojnë me të afërmit e tyre të vdekur.
Top Channel