Një diamant rozë i rrallë u shit në një ankand në Hong Kong për 58 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për çmimin e paguar për një karat. 

Guri i çmuar 11.15 karatë, është quajtur “Williamson Pink Star” në homazh të dy diamanteve të tjerë rozë.

Një prej tyre është “CTF Pink Star”, një diamant oval 59.6 karatë që u shit me vlerën rekord prej 71.2 milionë dollarë në 2017. Tjetri, “Williamson”, 23.6 karatë iu dhurua Mbretëreshës Elizabeth. Guri i rrallë u zbulua në një minierë në Tanzani, prej nga vjen edhe “Williamson Pink Star”.

“Diamantet rozë janë tmerrësisht të rrallë në natyrë. Më pas shtohen faktorë si të qenurit mbi 10 karatë, përsosmëria dhe tipi, e më pas vlera arrin kulmin”, shpjegon drejtuesi i argjendarisë së shtëpisë së ankandeve Sotheby’s. Top Albania Radio shkruan se gurët me ngjyrë të cilësisë së lartë blihen nga shtresa më e pasur e shoqërisë dhe priten oferta të larta kur diamanti rozë të dalë në stendën e ankandit. Diamantet rozë janë shumë të rrallë në tregjet e gurëve të çmuar dhe shumë të kërkuar.

Sigurisht, diamantet janë miku më i mirë i një vajze. Por rezulton se edhe meshkujt i njohin mjaft mirë ato. Marrëdhënia e gjatë midis burrave dhe gurëve të çmuar daton rreth vitit 1600 para Krishtit, kur grekët filluan të përdorin smerald, rubin dhe safirë të importuar nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit në bizhuteri. Ndërsa ata kanë pasur kurora me pika dhe veshje ceremoniale, bizhuteritë dhe orët sensacionale janë infiltruar plotësisht në skenën e stilit të meshkujve.

Top Channel