Kievi zgjohet me shpërthime të forta nga sulmet ajrore, raportohet për të vrarë

10/10/2022 08:48

Disa shpërthime të forta kanë goditur qendrën e Kievit mëngjesin e sotëm, tha kryetari i qytetit Vitali Klitscho.

“Disa shpërthime në qarkun Shevçenskivski, në qendër të kryeqytetit”, shkroi ai në Telegram.

Ka raportime se edhe qytetet e tjera ukrainase si Dnipro, Lviv dhe Ternopil  janë goditur nga shpërthimet. Shërbimi i emergjencave në Ukrainë, tha se ka të vrarë dhe të plagosur në Kiev, por ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

Shpërthimet janë dëgjuar rreth orës 08:15, sipas kohës lokale, thanë gazetarët dhe dëshmitarët. Pas shpërthimeve janë dëgjuar alarmet e sulmeve ajrore në mbarë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Sipas dëshmitarëve, shpërthimet duket se ishin rezultat i sulmeve ajrore.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet pas disa muajsh dhe shpërthimet duket se kanë ndodhur më afër qendrës sesa sulmet e mëhershme që kanë goditur kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt, raporton BBC.

Shpërthimet në Kiev vijnë disa ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë, u dëmtua nga shpërthimet.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për “akt të terrorizmit”, duke e akuzuar se qëndron prapa sulmit të urës.

Top Channel