
Mbrëmë reperi konfliktues amerikan Kanye West pa sesi llogaritë e tij në Instagram e Twitter ishin bllokuar nga rrjeti për arsye të postimeve të kategorizuara si “anti-semite”.
Twitter bllokoi dje llogarinë e West pasi fshiu komentin e tij ku shkruhej “death con 3 On JEWISH PEOPLE” që shkelte politikat e rrjetit kundër “gjuhës së urrejtjes”, teksa në një lojë fjalësh me sloganin e gjuhes kompjuterike “def con” përmend mes të tjerash “vdekje për hebrejtë”.
Më tej ai shtonte: “Megjithatë unë nuk mund të jem anti-semit pasi të gjithë njerëzit me ngjyrë janë në fakt hebrenj, dhe ju jeni përpjekur të talleni me mua duke diskriminuar këdo që kundërshton axhendën tuaj”.
Komenti ishte fshirë dhe llogaria e West ishte bllokuar pa paralajmërim, ndoshta prej efektit masiv të fjalëve në miliona ndjekësit e tij.
“Llogaria është kyçur prej shkeljes së politikave të Twitter,” tha një zëdhënës i platformës për rrjetin BuzzFeed News.
Ndërsa Facebook kishte vendosur “kufizime të ashpra” ndaj llogarisë së West, pasi të premten pretendonte se reperi amerikan ‘Diddy’ kontrollohet nga hebrej të fuqishëm, që gjithashtu konsiderohet “antisemite” raportonte rrjeti NBC News.
Më herët Westishte mes të tjera kritikave pasi i shfaq me një bluzë me mbishkrimin “white lives matter” në javën e modës në Paris, duke vënë në lojë grupin e mbrojtjes së të drejtave të njerëzve me ngjyrë “Black Lives Matter” tashmë i përfshirë nga skandale financiare.
West i tha prezantuesit të rrjetit Fox News,Tucker Carlson se mendonte se bluza ishte e bukur dhe se ishte “gjëja më e dukshme për të bërë”.
Në intervistë West i tha Carlson se Jared Kushner, dhëndri hebre i ish-presidentit Donald Trump, kishte negocjuar për marrëveshjen e paqes në konfliktin Izrael-Palestinë “për të fituar para”.
West është diagnostikur me çrregullim bipolar disa vjet më parë dhe ka folur publikisht për sfidat e sëmundjeve mendore.
Top Channel