Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, me pagesën 300 euro për person! Vihet në pranga 20-vjeçari në Gjirokastër

08/10/2022 13:19

Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës 300 aero për person. 

Policia bën me dije se i riu po transportonte dhjetë emigrantë ndërsa arrestimi i shtetasit F. R. u bë në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 43”.

Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 43”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. R., 20 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit F. R. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA