Gjatë seminarit është folur edhe për sulmet kibernetike, ku nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Mimi Kodheli ka folur për lidhshmërinë me ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.
“Thatë që Rusia nuk ka plan për Ballkanin Perëndimor, nëse dikush ka plane është Rusia. Për tu kthyer në Rusi, lufta e dytë filloi në Ballkan, nuk mendoj që kam nevojë të përmend fushatën e Rusisë në zgjedhjet në Mal të Zi e Serbi. Sulmet Kibernetike në Shqipëri, ne jemi shtet anëtar i NATOs dhe jemi të sulmuar, jo me bomba por është sulm. Por në fund të fundit, jam e sigurt se sulmet e forta dhe të buta që vijnë nga Rusia dhe Kina do të jenë afër për shkak të afërsisë gjeografike e politike, kjo nuk ka të bëjë me fundin e botës ku jemi, pra nuk mund të themi që Rusia nuk ka plane”, ishte fjalimi i Kodhelit drejtuar Dimitar Bachev ligjërues në Oksford
Top Channel