Pronari dhe administratori një lokali në Vlorë janë vënë në pranga, pasi e kishin përshtatur ambientin për organizimin lojërat e fatit.
Në lokal u gjetën dhe sekuestruan 6 kompjutera që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Në bazë të operacionit policor të koduar “Tabs” policia konstatoi se në lagjen “Isa Boletini”, 31-vjeçari me iniciale A. M. Dhe 35 vjeçari me iniciale Sh. N., kishin kthyer lokalin në ambient për lojërat e fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi policisë:
Vlorë/Vijojnë operacionet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në fushën e lotarive të palejuara.
Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Tabs”.
Përshtatën lokalin për organizimin e lojërave të fatit, vihen në pranga pronari dhe administratori i lokalit.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat mund të organizohen lotari të palejuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Isa Boletini”, organizohej kjo veprimtari e paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tabs”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. M., 31 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, pronari i lokalit dhe Sh. N., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarsia”, administrator i lokalit.
Këta shtetas dyshohen se kanë përshtatur lokalin që ndodhej në lagjen “Isa Boletini”, për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, nëpërmjet 6 kompjuterave, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel