“Një javë më parë lindi Ruya, sot vjen në jetë Dancing With the Stars Albania”/ Sara Hoxha rrëfen emocionet pak orë para nisjes së spektaklit

07/10/2022 17:36

“Dancing With the Stars Albania”nis këtë të premte në orën 21:00. Pak orë para spektaklit që do të transmetohet ‘live’ në ekranin e Top Channel, producentja Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale emocionet dhe thotë se mezi pret që publiku të shijojë programin për të cilin është punuar për disa muaj.

Pasi solli në jetë vajzën e saj, Hoxha shkruan se gjithashtu sot vjen në jetë “një program shumë i dashur për ne”. Kjo ka qenë java më e bukur e jetës sime, por ka qenë edhe më e vështira, shkruan producentja:

Një javë më parë, më 30 shtator, lindi Ruya. Ndërsa ajo është njeriu më i fortë që kam njohur, ajo pati nevojë për ndihmë mjekësore pasi erdhi në jetë. Me ndihmën e mjekëve, Ruya më në fund po forcohet dhe së shpejti do jemi në shtëpi.

Ndonëse kjo ka qenë java më e bukur e jetës sime, ka qenë edhe më e vështira. Ajo ka zhvendosur prioritetet e mia dhe ka marrë të gjithë fokusin dhe përkushtimin tim. Megjithatë, thonë se jeta nuk është bërë për të dobëtit.

Nga ana tjetër, sot vjen në jetë një program shumë i dashur për ne. I gjithë ekipi ka punuar me muaj për këtë produksion dhe mezi presim ta shihni. Do të doja të falënderoja të gjithë, por veçanërisht atë që më ka mbuluar në të gjitha aspektet e jetës sime. Është nderi im të mësoj nga ty Ledion Liço dhe të kem emrin tim pranë tëndit sonte. Përkushtimi që ke ndaj meje dhe DWTS është i jashtëzakonshëm dhe të gjithë ata që punojnë me ty e dinë mirë për çfarë flas. Ky produksion sonte, familja jonë e bukur, është e gjitha falë teje!”

14 personazhe VIP do të kërcejnë në skenë me kërcimtarë profesionistë.

Kasti bën bashkë emra nga fusha e TV, muzikës, aktrimit, yje të rrjeteve sociale, sportistë, që kanë një karrierë të njohur kombëtare dhe ndërkombëtare.

Moderimi i këtij spektakli i është besuar Bora Zemanit, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Në ‘Gold Room” ai që do tu marrë emocionet e para vipave, menjëherë pas performancave, do të jetë Eno Popi.

Juria e “Dancing With the Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar.

Kryetar i jurisë  është Kledi Kadiu, i cili do të japë pikë për çiftet konkurruese, së bashku me anëtarët e tjerë të jurisë, Valbona Selimllari, Dalina Buzi dhe Armand Peza.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA