33 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit nga 709 testime të kryera gjithsej.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtij harku kohor nuk ka asnjë humbje jete nga Covid.
Nga të infektuarit, 15 kanë rezultuar në Tiranë, 4 në Sarandë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fier, Selenicë, Elbasan.
Janë 353 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 70
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 709
Testime totale 1,985,808
Raste pozitive 331,297
Raste të shëruara 327,355
Raste Aktive 353
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 205
Elbasan 35
Vlorë 34
Fier 18
Shkodër 15
Lezhë 13
Gjirokastër 12
Durrës 8
Dibër 5
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1
Top Channel