Situata e përçarjes në Partinë Demokratike duket se është një ekuacion i vështirë për ti dhënë zgjidhje. Panelistët e mbrëmjes së sotme në “Top Story”, kanë analizuar faktorët që mund të ndikojnë në përmirësimin e situatës.
Sipas Rakipllarit, PD-ja duhet të bashkohet pasi vetë interesi publik e kërkon një gjë të tillë dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të ringrihet.
Rakipllari: Unë mendoj që është në interesin publik që opozita të jetë e bashkuar. Duhet që të ketë një menyrë për të qenë bashkë në zgjedhje. Shumë faktorë të shoqërisë nuk mund të futën në një parti ku kryetari është non-grata. Bashkimi në PD në këto kushte nuk varet nga Berisha.
Minxhozi tha se pika gravitacionale në PD është grupi parlamentar, prandaj çdo zgjidhje e problemit duhet të nisë nga konsultimi I brendshëm në PD, pasi janë vetë deputetët ata që e kanë sovranitetin
Minxhozi: Pika gravitacionale në PD është grupi parlamentar. Ata që nuk kanë mandate të rinovueshëm para se të mbarojë në mënyrë të natyrshme janë deputetët, ashtu janë të pafuqishëm si Berisha si Alibeaj. Problemin e madh që ka me Gripin Parlamentar akoma nuk e ka zgjidhur Berisha sepse është statusi I tij, presioni nga ndërkombëtarët. Ky lloj lidershipi mund të sigurojë një opozitë më të gjatë por jo atë që kërkojmë ne. Berisha nuk ka interes i hyjë kokçarjeve, nëse ai sheh një mandate të katërt të Ramës, do të vazhdojë kështu dhe nuk ka ndonjë nevojë të madhe. Mbetet për tu parë cili është projekti politik I Berishës. Unë them që një pjesë e grupit parlamentar sot e ka të qartë idenë se Berisha nuk është shtegu drejt fitores.
Gazetari Carlo Bollino nga ana tjetër u shpreh se duhet një kundërpeshë për të balancuar superfuqinë që ka tani Partia Socialiste dhe për të pasur një garë zgjedhore sa më dinjitoze.
Bollino: Unë shpresoj që opozita të bashkohet për të bërë një garë dinjitoze zgjedhore. Duhet një kundërpeshë për të balancuar superfuqinë që ka tani Partia Socialiste. Përveç ndikimit që do të ketë pronari i logos që duhet të shpallë Gjykata, mbeten ende hapësira dhe është e përçarë.
Top Channel