6-vjeçari e plagosi me armë zjarri brenda klasës, mësuesja amerikane dëmshpërblehet me 10 milionë dollarë
Më shumë se 400 njerëz duket se kanë ftuar një copë të llotarisë së dyshimtë kombëtare prej rreth 4 milionë dollarësh në Filipine, duke shtuar zërat që kërkojnë hetime manipulimi.
Llotaria qeveritare vendase ‘Charity Sweepstakes’ postonte dje fotot e qindra fituesve që marrin secili pak më shumë se 500,000 pesos ($8,500) pas shorteut të 1 tetorit.
Llotaria e goglave 6/55 ‘Grand Lotto’ e të shtunës mbrëma kishte pasur 433 njerëz që kishin zgjedhur numrat fitues — 9, 18, 27, 36, 45 e 54 — mes të cilëve duhet të ndahet çmimi prej 236 milionë peso ($4 milionë).
Çuditërisht të gjithë numrat fitues janë të pjestueshëm me nëntë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të ndarë, disa prej të cilave thanë se kombinimi ështe i përdorur nga shumë lojtarë, por shumë të tjerë thonin se ishte një manipulim.
Kreu i maxhorancës në senatin e vendit Aquilino “Koko” Pimentel kërkoi seancë dëgjimore për rezultatin “e çuditshëm e të pazakontë ”.
Duke folur në radio, Pimentel tha se statisticienët e senatit do t’i kërkojnë zyrtarëve të shpjegojnë sistemin e funksionit të llotarisë, shkruan rrjeti Philstar .
Senatorja Risa Hontiveros gjithashtu mbështeste kolegun e saj për hetimet mbi çështjen.
Në një konferencë për shtyp Melquiades A. Robles tha se zyrat e llotarisë janë të hapura për hetime por “nuk kanë zbuluar asgjë të gabuar” në shorte pasi shpesh njerëzit vënë bastet e tyre me kombinime fikse.
Top Channel