“E përplasi në murin e banjës”/ Trondit Angelina Jolie, akuzon Brad Pitt-in për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve

05/10/2022 14:11
Actor Angelina Jolie speaks beside members of Congress on the Violence Against Women Act, on Capitol Hill in Washington, U.S., February 9, 2022. REUTERS/Tom Brenner/File Photo

Angelina Jolie ka akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt se e ka sulmuar atë dhe fëmijët e tyre, gjatë një fluturimi me avion privat.

Aktorja ka paraqitur në gjykatë dokumente në lidhje me detajet e dhunës që ka ushtruar ish-bashkëshorti, në gjendje të dehur.

Në procesin e divorcit të tyre u paraqitën disa padi, të cilat nisnin me pronat e tyre, përkatësisht një punishte vere franceze.

Gjatë vitit 2016 ata bënë një udhëtim familjarë dhe sipas dokumenteve aty ka ndodhur sulmi fizik ndaj Jolies dhe fëmijëve të tyre.

Pitt akuzohet se abuzoi verbalisht dhe derdhi alkool mbi pjesëtarët e familjes së tij gjatë fluturimit nga Franca në Los Anxhelos.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga aktori, të cilat u paraqitën në procesin gjyqësor të kësaj të marte. Incidenti u hetua nga FBI në vitin 2016, por autoritetet vendosën të mos ngrinin akuza.

Në ankesën e saj thuhet se aktori ka qenë fizikisht dhe emocionalisht abuzues ndaj saj dhe gjashtë fëmijëve të tyre (8-15 vjeç), gjatë fluturimit me aeroplan privat.

Avokatët e aktores pretendojnë se ish-partneri ka nisur t’i flasë me tone të larta zëri. Më pas e ka tërhequr Jolie-n me dhunë drejt banjës, në pjesën e pasme të aeroplanit.

“Pitt e kapi Jolie nga koka dhe e tundi. Më pas e kapi nga shpatullat dhe e tundi përsëri përpara se ta përplaste në murin e banjës”, shkruhet në dokument.

Më pas Pitt goditi me grusht tavanin e avionit shumë herë, duke e shtyrë aktoren të largohej nga banja.

Pasi një nga fëmijët ndërhyri, Pitt u hodh drejt tij dhe sërish Jolie ka ndërhyrë.

“Për ta larguar Jolie nga shpina e tij, Pitt u hodh mbrapsht në sediljet e aeroplanit duke plagosur shpinën dhe bërrylin e Jolie-t. Fëmijët nxituan dhe të gjithë u përpoqën të mbronin njëri-tjetrin. Para se të përfundonte, Pitt iu sul njërit nga fëmijët dhe goditi një tjetër në fytyrë”, vazhdon procesverbali ligjor.

Avokatët e Jolie thonë se ajo dhe fëmijët e saj ulën të qetë dhe të heshtur, për të vijuar pjesën e mbetur të fluturimit.

Një burim i afërt me aktorin i tha BBC-së se pretendimet e zonjës Jolie ishin të rreme.

“Ajo vazhdon të rimendojë, rishikojë dhe riimagjinojë përshkrimin e saj për një ngjarje që ndodhi gjashtë vjet më parë duke shtuar informacione krejtësisht të pavërteta sa herë që nuk arrin të marrë atë që dëshiron”, tha burimi.

Vitin e kaluar, një gjykatës u dha kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të dy aktorëve.

Top Channel