Portretet e reja të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it kanë ngjallur shumë diskutime, pasi qëndrimi i tyre dha shumë mesazhe.

Sipas ekspertëve ata janë përpjekur të duken si një “çift i fuqishëm”, në mes të trazirave në familjen mbretërore.

Fotot e Mehgan Markle dhe Princ Harryt u publikuan fill pas përhapjes së imazhit të familjes mbretërore, përkatësisht të Mbretit Karl, gruas Mbretëreshë, Princit dhe Princeshës së Uellsit.

Ekspertët shpjeguan se gjuha e trupit të tyre tregoi shumë, pasi Meghan me qëndrimin drejt u duk si një drejtuese dhe Harry si një person i turpshëm.

Ata parashikojnë se portretet janë një lajm i keq për Windsors, duke theksuar se Sussex-ët donin të tregonin se nuk heqin do të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për t’u parë si një familje mbretërore.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James tha për Daily Mail (Mail Online) se portretet e reja synojnë t’i shfaqin Sussexes si një “çift fuqie” dhe “sfiduese” në kthimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Fotografitë janë realizuar nga fotografi i famshëm Misan Harriman, drejtor i Southbank Center dhe një mik i ngushtë i çiftit, i cili ishte një nga të paktët persona të ftuar në festën e parë të ditëlindjes së Lilibet në qershor.

Çifti shfaqet duke marrë pjesë në samitin One Young World për udhëheqësit e të rinjve në Mançester muajin e kaluar.

Imazhi i parë tregon Meghan me një bluzë të kuqe dhe pantallona me po të njëjtën ngjyrë,  të shoqëruara nga bizhutë.

Dukesha qëndron përballë, duke parë drejt kameras dhe mban një nga gishtat e Harryt.

Duka qëndron prapa saj në një kënd, duke buzëqeshur, i veshur me një kostum të zi dhe kravatë.

Në një trend të përsëritur në shumë foto të publikuara nga çifti, Harry qëndron pas Meghan duke shfaqur mbështetjen, të kapur dorë për dore ose thjesht vendosjen e dorës në shpatullën e partneres së tij.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA