Shqipëria ka rënë prej e dy sulmeve kibernetike brenda një harku shumë të shkurtër kohor, ndërkohë që autoritetet përkatëse nuk e dinë ende se çfarë e dhënë është prekur nga hakerat.

Këto zhvillime e gjetën Shqipërinë pa drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror në detyrë. Në këto kohë kritike për Shqipërinë, drejtori i SHISH ka shkuar në SHBA në një kurs trajnimi me kohë të plotë për një vit, por ç’po ndodh tani me këtë instuticion.

Gazetari Muhamed Veliu tregoi sonte në “Top Story” se Rama ka emëruar nëndrejtor të SHISH Oljan Kanushin, ishin këshilltarin e tij por sipas burimeve të gazetarit, nuk ka eksperiencë në fushën e sigurisë.

“Top Channel raportoi në një kronikë se Drejtori i Shërbimit Informator, Helidon Bendo ndodhej në një kurs trajnimi me kohë të plotë për një vit në SHBA. Ne i kujtuam qeverisë në kronikën tonë se veç Bendos, nuk kishte një nën-drejtor të emëror. Dy javë pas kronikës, aii emëron Oljan Kanushin, ish këshilltarin e tij, që në dijeninë time nuk ka eksperiencë në fushën e sigurisë. Zoti Kanushi gjatë këtyre 30 ditëve në detyrë është në kushtet ku po ambientohet me punën e re”- tha Veliu.

Gazetari tregoi se Shërbimi Informativ nuk ka pasur informacion që në fillim për sulmin e hakerave dhe kur mblodhi të dhënia, ia dërgoi ato prokurorisë, por hetimet sipas gazetarit janë lënë në vend-numëro.

“Sa i përket sulmeve të Iranit, nuk kanë pasur informacione pasi strategjia e hakerave, kanë hyrë në sistem, kanë marrë informacione pa u kuptuar prej 14 muajsh. Nuk kanë pasur dijeni, as autoritet e tjera të AKSHI. Gjatë ditës së sotme, zoti Kanushi ka thënë “bashkë me partnerët, jemi duke e parë krahas Iranit nëse ka pasur një përfshirë edhe të vendeve jo mikeve të Shqipërisë”. Për këtë thënie të zotit Kanushi, e ampifikoi deputeti Noka. Zyrtarët tentojnë sa më pak detaje. Ata i qëndruan besnik kornizave të detyrës së tyre, jep sa më pak informacion. Të dhënat që ata kanë, ja kanë kaluar prokurorisë që janë në vend-numëro. SHISH thotë që sa kam pasur ja kam dhënë këtij institucioni”- tha gazetari i TCH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA