Prej muajsh Ukraina po përballet me sulmet shkatërruese të ushtrisë ruse, e cila ka përmbysur të gjithë jetën e vendasve.

Gjithçka nisi më 24 shkurt, atëhere kur forcat ruse kaluan kufirin e Ukrainës dhe nisën bombardimet.

Të gjithë nisën të largoheshin për të shpëtuar jetën, duke mbledhur gjërat më të nevojshme.

Me çanta në duar dhe frikën e madhe nënat me fëmijët e tyre iu drejtuan kufijve, ndërsa të rinjtë dhe burrat të cilët plotësonin kriteret e ligjit ushtarak, morën armët në duar.

Bombardimet intensive shkatërruan ndërtesat dhe se numri i viktimave po shtohej ndjeshëm me kalimin e kohëve.

Bodrumet u kthyen në vendstrehime, të cilat ishin konsideruar si më të sigurta.

Ditët kalonin dhe situata sa vinte e vështirësohej, bombardimet masive nuk po kursenin as fëmijët, të cilët ishin trembur.

Shumë shtete filluan të ndihmonin ukrainasit me ushqime dhe rroba, në momentin që ata kishin braktisur gjithçka.

Me kalimin e muajve shumë zona në Ukrainë nisën të çliroheshin dhe të nisnin jetën normale. Ata kanë humbur gjithçka, shtëpitë dhe familjarët, por përpiqen për tia nisur nga e para.

Në zonat ku nuk kishte rrezik, ukrainasit nisën të riktheheshin në shtëpitë e tyre të rrënuara. Tashmë një pjesë e tyre janë rikthyer edhe nga shtetet ku ishin strehuar përkohësisht.

Pjesa më e madhe e zonave në Ukrainë janë nën pushtetin vendas, pasi ushtarët rusë janë larguar. Në ato zona që ata vijojnë të jenë prezent, sulmet po shkatërrojnë çdo gjë dhe po marrin jetë njerëzish.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA