Nuk mund të mungonin/ Bora Zemani surprizohet nga fansat pak ditë para nisjes së spektaklit “Dancing with the Stars”

03/10/2022 18:28

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Ditën e sotme me anë të disa postimeve në Instastory Bora na ka treguar se është surprizuar nga fansat e saj, duke marrë disa dhurata të ardhura për të në zyrat e Top Channel.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nata e parë e spektaklit “Dancing with the stars” , ku prezantuese do të jetë vetë Bora dhe duket se mbështetja nga adhuruesit e saj si gjithmonë nuk mungon.

Së fundmi Bora ka qenë e ftuar në puntatën e parë në emisionin “Më lër të flas” me moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

Gjatë intervistës Bora foli rreth jetës së saj profesionaledhe gjithashtu u shpreh për gjithçka që nuk kishte folur kurrë më parë lidhur me gjithë raportin e saj me Donaldin që prej takimit në ‘Big Brother’.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel