Hakerat kanë hyrë në zemër të Policisë së Shtetit, duke publikuar të dhëna të personave të përfshirë në veprimtari kriminale në vendin tonë.
Hakerat e Home Land Justice publikuan sot një listë me 105 mijë emra personash. Formati i publikimit të këtyre emrave nuk i përket asnjë sistemi në polici por të dhënat dyshohet se janë marrë nga sistemi MEMEX në Policinë e Shtetit pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit.
Gazetarja Dorjana Bezat thotë se ka parë në lista të dhëna të plota të personave, shumica prej të cilëve pjesë e botës së krimit. Të dhëna kaq të plota na bën të dyshojmë se janë marrë nga sistemi MEMEX, thotë gazetarja në “Top Story”:
“Nëse i shikojmë së jashtmi listat e publikuara nuk i ngjan asnjë sistemi . te MEMEX përverç të dhënave për persona kriminalë, është një aneks tjetër që jepen të dhëna të plota të këtyre personave.
Të dhënat mund të jenë kopjuar, nuk mund të thuhet me qartësi .
Kam parë foto të marra nga mjetet e identifikimit ose foto të marra nga vendi ku janë bërë në zyrat e ALEAT. Disa foto janë kur këta persona me precedent kriminal, kanë qenë të rinj, në të 20-tat e tyre.
Këto çojnë dyshime që mund të jenë marrë nga MEMEX sepse askund tjetër nuk ka të dhëna kaq të plota se sa Policia. Në listat e publikuara janë vetëm foto të personave me gjeneralitete të plota por jo arsyeja se përse ata cilësohen si të dyshuar nga ana e policisë”.
Top Channel