Forcat ukrainase çlirojnë fshatin në Donetsk, godasin objektivat ruse në shumë zona

03/10/2022 13:34

Forcat ukrainase kanë çliruar fshatin Torske në rajonin e Donetsk dhe po i afrohen rimarrjes së Luhanskut.

Zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhiy Cherevaty tha se forcat ukrainase po godasin njësitë ushtarake ruse në qytetin e Kreminës të Luhansk.

“Për ta (pushtuesit rusë), tani është shumë e rëndësishme të mbahet Kreminna. Pas kapërcimit të Kreminës, Forcat e Armatosura të Ukrainës do të shkojnë në Svatovo, Rubizhne dhe më tej do të jenë në gjendje të çlirojnë rajonin e Luhanskut”, tha Cherevati, duke shtuar se ata do të jenë gjithashtu në gjendje të rimarrin Severodonetsk dhe Lysychansk nëse rifitojnë kontrollin e Kreminës.

Sipas CNN, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të dielën se sukseset ushtarake të Ukrainës nuk ishin të kufizuara në Lyman.

“Të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, marr raporte nga ushtria jonë. Këtë javë, pjesa më e madhe e raporteve është lista e vendbanimeve të çliruara nga armiku si pjesë e operacionit tonë të mbrojtjes“, tha Zelensky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA