A është thyer sistemi MEMEX? Ish-drejtori i policisë Hajdarmataj: Nëse po, është shumë e rëndë për policinë, mendoj se hakerat…

03/10/2022 21:23

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj beson se hakerat iranianë kanë arritur të depërtojnë në Memex, Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Kriminal që mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. 

Në “Top Story” me Sokol Ballën, Hajdarmataj tha se nëse hakerat kanë depërtuar në këtë sistem të rëndësishëm dhe tepër diskret që përdoret vetëm nga disa persona të autorizuar, atëherë policisë i ka ndodhur ‘një gjë shumë e keqe’, pasi bie e gjithë infrastruktura e saj.

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj : TIMS ka disa rubrika për çdo depërtim dhe të dhëna të policisë. Hidhen rekordet kriminale, është lidhur edhe me Interpol. Punonjësve i del alerti për këta persona. Serverat, Memex, Adams. Ata punojnë me njëri tjt por të dhënat ruajnë të pavarura. Sistemi I gishtave është te laboratori o policisë te Aleat. Unë nuk besoj që kanë hyrë në një pjesë. Prokruoria ose Vetting, përdori TIMs për hyrje-daljet me kë ishin. TIMs përdoret nga çdo shërbim, edhe nga ushtria. Sistem Memex, të gjitha të dhënat të policisë kriminale, që përdoret nga persona të autorizuar. Është si kompjuter i ndarë nga TIMS. Unë nuk mendoj se hakerat nuk arrijnë ta çajnë këtë sistem. Ngjarja që është publike, psh aksidenti kalon tek Sistemi TIMS. Ka edhe një hartë sipas zonave. Memex ka të gjitha informacioneve që i shkruan informatori ose agjenti i policisë. Policia bën investigim dhe jo hetim, në momentin që informacioni ka bazë ligjore, i kalon prokurorisë. Nëse sistemi Memex është çarë eshtë gjë e keqe që i ka ndodhur policisë, imagjino gjithë infrastruktura e informacione bie. Nuk guxon njeri më të bashkëpunojë me policinë se i del emri. Ekspozohen edhe burimet. Në nivelin e përdorimit, Memex është i kufizuar, tepër sekret. Unë kam qenë pjesë implementimit, se kam qen shef i kufirit dhe Memex përdorej nga shumë pak persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA