Jeta “e shkëlqyeshme” e një prej adoleshentëve më të famshëm të rrjeteve sociale mes makinave luksoze dhe orave të shtrenjta, duke se po i lë vend thellimit në reflektim për realitetin e vërtetë.
‘Hasbullahu i Tik-Tok’ ka folur hapur së fundmi për anët e errëta të famës e pasurisë, duke evidentuar se çfarë shkaktojnë këto te marrëdhëniet njerëzore.
Në një video të publikuar nga një ndjekës i Hasbulla, shihen disa nga momentet më të mira të sensacionit të rrjeteve sociale.
Klipi u shpërnda fillimisht në llogarinë e Hasbulla, rusit të vogel e zbavitës me nanizëm, në Instagram ndërsa një version i dytë i klipit të përkthyer, Hasbulla nis reflektimin e tij: “Dua që miqtë e mi të ngushtë të jenë njerëz normalë. Kam disa miq të afërt por nuk më mjafton, sepse ata duket se duan vetëm paratë e mia. Të gjithë kërkojnë vetëm para. Prandaj dua atë që thashë”.
“Kur dal për të shpenzuar ara, për shembull në Dubai apo diku tjetër, papritur vijnë te unë e më thërrasin ‘vlla, vlla…'”
“Të gjithë kërkojnë paratë e mia duke më thirrur ‘vëlla’ e gjëra të tjera.
“Tani e kuptoj çfarë ndodh vërtet – prandaj dua ta ngushtoj pak rrethin e miqve.”
Hasbulla flet më tej për jetën e tij në qendër të vëmendjes, dhe sesi ajo mund të mos jetë ashtu sic duket nga jashtë.
“Nganjëherë duhet të shkoj këtu, nganjëherë atje dhe të gjithë e shikojnë sa para unë fitoj”.
“Është një jetë e vështirë vëlla, shumë e vështirë, nuk ta rekomandoj”, thote rusi 20 vjeçar.
Top Channel