Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, si paraqitet moti për këtë të diel Bujqësia shqiptare po përgatitet për programin IPARD III, 146 mln euro është fondi që ka përcaktuar Bashkimi Eurpian dhe buxheti i shtetit kësaj here për bujqësinë.
Përveç fondit të shtuar, në programin IPARD III gjithashtu do të ketë ndryshime edhe në strukturë, pasi numri i masave do të shkojë në 9.
Deri më tani 94 mln euro të programit IPARD II, kanë shkuar në 4 masa konkretisht në: investimet në asetet fizike të fermës, investimet në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit, investimet në Infrastrukturën Publike Rurale si dhe te diversifikimi i fermave.
“Buxhet ky 54% më i lartë se programi IPARD II. Në IPARD III masat e shtuara fillojnë me qasjen lider, ku është masa më interesante që lidhet me financimin që jep programi me financim 100% grupeve lokale të veprimit që zhvillojnë një strategji për zhvillimin e një fshati apo të një njësia administrative. Masa tjetër e re është masa agro-mjedisore dhe prodhimi organik. Masë tjetër shtesë kemi masën e pyjeve për mbrojtjen, krijimin dhe ristrukturimin e pyjeve. Kemi masën për i infrastrukturën rurale ku aplikantët do të jenë bashkitë dhe njësite administrative që aplikohen me projekte për infrastrukturën. Masa e shërbimeve këshillimore qe lidhet me rritjen e kapaciteteve dhe financim për forcuar kapacitet e shërbimeve publike. Pra të këshillojnë nga përdorimi i teknologjive bujqësore tek tek hartimi i projekteve të financimit.”- shprehet drejtorja e AZHBR, Eranda Selmanaj.
Nga financimi IPARD III, përveç fermerëve dhe agro-përpunuesve do të financohen edhe bashkitë, OJF dhe njësitë administrative që kanë një strategji se si të zhvillojnë bujqësinë shqiptare me qëllimin e vetëm, që fshatrat të mos braktisen.
“Katër masat e para granti është nga 50-75%, pjesa tjetër mbulohet nga kontributi individual, ndërkohë në masat e reja është 100% që lidhet me aplikantët që do të keni strategji për të mbajtur dhe zhvilluar bujqësinë rurale.”- shton Selmanaj.
Fondi IPARD, i adresohet vendeve kandidate për anëtarësim të barabartë në Bashkimin Evropian, si dhe përgatitjes së tyre për shfrytëzimin e programeve para anëtarësimit për zhvillim bujqësor dhe rural duke garantuar sigurinë ushqimore.
Top Channel