Sondazhisti Eduard Zaloshnja, ka sjellë mbrëmjen e sotme në “Top Story”, një sondazh të kryer mbi mendimin e shqiptarëve në lidhje me qeverisjen e vendit.
Zaloshnja ka bërë me dije se në lidhje me këtë çështje janë marrë në pyetje ne anë të sms-ve 1450 persona ditën e djeshme dhe pjesa më e madhe e tyre, rreth 61%, janë shprehur të pakënaqur në lidhje me qeverisjen e vendit.
18% e personave të marrë në pyetje janë shprehur pozitivisht ndërsa 21% e tyre asnjanës.
“Ngjarjet po lëviznin kaq shpejt sa nuk mund të presës të bësh sondazhe të gjata. Ky sondazh është vetëm një sondazh me sms, elektronik, dhe janë nga 2000 sms që janë dërguar janë përgjigjur rreth 1400 vetë afërsisht. Do të mjaftonin edhe 1200 që të arrijmë në një përfundim. Edhe CNN, ABC news apo BBC 1200 veta marrin në pyetje për ët përfaqësuar një numër të caktuar. Në sondazh janë përfshirë mbi 18-vjeç e sipër. Ky sondazh është bërë dje, ndërkohë në terren është një tjetër sondazh, ndërkohë para një muaji kam bërë një tjetër sondazh elektronik, ku kam rezultatin e Tiranës. Është më konkret sepse dihet emri dhe njerëzit janë pyetur për kë do të votoni dhe kanë pasur opsionet jam i prirur të votoj majtas ose djathtas.”- tha Eduard Zaloshnja.
Top Channel