Çfarë mendojnë shqiptarët për qeverisjen është tema sot në emisionin Top Story, ku për herë të parë u publikuan sondazhet e realizuara nga Eduard Zaloshnja, mbi perceptimin e qytetarëve për qeverisjen.
61% e qytetarëve mendojnë negativisht për qeverinë aktuale, vetëm 18% mendojnë pozitivisht, kurse 21% nuk kanë as mendim pozitiv dhe as mendim negative.
Kurse një vit më parë, 43% e qytetarëve kishim mendim negative për qeverinë, 36% mendonin pozitivisht dhe 21% asnjë mendim.
Zaloshnja ka informuar se janë kontaktuar 1450 persona me anë të mesazheve për të realizuar anketimin.
“Shumica e madhe që kanë votuar për opozitën dhe ata që nuk kanë marrë pjesë përbëjnë 61% gri që nuk kanë opinion pozitiv për qeverinë”, tha Zaloshnja.
“Problemi më i vështirë për të vlerësuar sondazhet është identifikimi i kampionëve”, tha komentatori Carlo Bollino.
Bollino: Si e keni identifikuar kampionin?
Zaloshnja: Po në cilën bashki banon, moshën. Unë kam formula të caktuara, që i kam gati për të parë se sa përputhet përbërja gjeografike, politike, moshore, gjinore.
Bollino: Si shpjegohet që 36% është votë për qeverinë ku qeveria fitoi zgjedhjet një muaj më parë.
Zaloshnja: Qeveria nuk ishte e re. 36% i thonë 780 mijë, PS bashkë me PSD nuk morën as 800 mijë vota.
Top Channel