Një aksion blic i policisë në orët e para të ditës së sotme ka sjellë prangosjen e disa personave në kryeqytetin malazez, Podgoricë.
Dyshimet që rëndojnë mbi ta janë ato të bashkëpunimit me Shërbimin Sekret rus. Sipas Vijestit, aksioni është drejtuar Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) që ka kompetencë në këtë fushë, ndërsa arrestimet u kryen me urdhër të zyrës së Kryeprokurorit.
Një burim pranë hetimit pohoi për këtë media se njëri nga të ndaluarit ka punuar prej dekadash të tëra për shërbimet e fshehta ruse, dhe është pjesë e një grupi më të madh personash që duket se kanë bërë të njëjtën gjë, e për për të cilët, ANB-ja zotëron informacione të detajuara. Personi në fjalë është një nëpunës i adminsitratës.
Aksioni i sotëm konsiderohet vetëm si një fillimi i një operacioni më të gjerë për zbulimin dhe goditjen e bashkëpunëtorëve të agjencive të huaja të inteligjencës, thotë Vijesti. Vetë Agjencia për Siguri Kombëtare nuk ka bërë ndonjë deklaratë për të konfirmuar ose jo arrestimet nën dyshimin e spiunazhit.
Megjithatë, e njëjta media ka mësuar se blici i policisë malazeze është në fakt pjesë e një aksioni më të gjerë policor. Ajo pohon se në mesin e të arrestuarve janë edhe disa shtetas rusë.
Top Channel