Shefi i politikës së jashtme të BE-së denoncon referendumet ‘ilegale’ në Ukrainë

28/09/2022 09:33

Bashkimi Evropian dënon mbajtjen e referendumeve të paligjshme nga forcat pro-ruse në Ukrainë, tha të mërkurën shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

Referendumet, të dënuara nga vendet perëndimore si mashtrim, janë mbajtur në zona të pushtuara nga Rusia që kanë votuar nëse do t’i bashkohen Rusisë nëpërmjet votimit që janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“BE denoncon mbajtjen e referendumeve të paligjshme dhe rezultatin e tyre të falsifikuar”, tha Borrell në një postim në Twitter, duke shtuar se, “Kjo është një tjetër shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, mes abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut”.

“Ne përgëzojmë guximin e ukrainasve, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë dhe rezistojnë pushtimin rus,” shtoi ai.

 

Top Channel