Rëndohet bilanci i viktimave nga protestat në Iran, deri më tani 76 të vdekur dhe qindra të arrestuar (Video)

28/09/2022 13:35

Protestat masive pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini kanë shkaktuar një numër të lartë viktimash, e cila po rëndohet dita ditës.

Të paktën 76 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë 11 ditëve të trazirave të shkaktuara nga vdekja e së resë.

Irani i të Drejtave të Njeriut (IHR), një organizatë me bazë në Norvegji, akuzoi autoritetet për përdorimin e forcës dhe armëve për të shtypur trazirat.

Deri më tani janë arrestuar edhe 1200 persona, midis tyre 20 gazetarë.

Grumbullimet janë përhapur në më shumë se 80 qytete dhe qyteza në të gjithë Iranin, që pas funeralit të Mahsa Amini më 17 shtator.

What's Happening in Iran and What Can We Do? | Cup of Jo

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se ishte shumë e shqetësuar nga reagimi i dhunshëm i autoriteteve dhe u kërkoi atyre të respektonin të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore.

22-vjeçarja nga qyteti veriperëndimor i Saqezit kishte qenë për vizitë në kryeqyteti Teheran, më 13 shtator.

Më pas u arrestua nga oficerët e policisë morale për dyshimin se kishte shkelur ligjin e rreptë që u kërkon grave të mbulojnë flokët me hixhab (shami).

Iran: Lawmaker says women who remove headscarves are prostitutes | News |  DW | 27.09.2022

Sipas BBC ajo u rrëzua pasi u dërgua në një qendër paraburgimi dhe vdiq në spital pas tre ditësh në koma.

Policia ka deklaruar se Mahsa Amini vdiq pasi pësoi sulm në zemër, por familja e saj e hodhi poshtë këtë dhe pretendoi se e reja ishte rrahur nga oficerët.

Protestat kundër policisë morale dhe ligjit të hixhabit të shkaktuara nga vdekja e saj u shndërruan shpejt në sfidën më serioze me të cilën është përballur struktura klerike myslimane shiite e Iranit në vite.

Top Channel