28/12 17:06
Drejtuesit e Formulës 1 vendosin për të dyfishuar numrin e garave të sprintit, për sezonin e ardhshëm të kampionatit më të shpejtë në botën e automobilizmit.
Krerët e botërorit të këtij sporti ranë dakord për ta çuar në gjashtë numrin e garave të sprintit për edicionin e 74 të kampionatit të Formulës 1.
Organizatorët e botërorit bashkë me drejtuesit e ekipeve, kishin gjetur gjuhën e përbashkët për një ndryshim të tillë që në muajin prill, megjithatë gjithçka u shty për më vonë, për të marrë gjithashtu edhe miratimin e Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit Mohammed bin Sulayem.
Top Channel