Jurgen Bala lë Amerikën për të nisur rrugëtimin në ‘DWTS’, balerini na rrëfen më shumë në ‘Pardon My French’!

28/09/2022 20:18

Pardon My French” ditën e sotme erdhi me episodin e parë për këtë sezon të ri dhe me të ftuar shumë specialë.

Thënë kjo specialë, pasi për herë të parë në një dalje publike ishin të ftuar dy nga çiftet e spektaklit “Dancing With the Stars” që do të nisë në Top Channel për të folur më shumë mbi këtë eksperiencë.

Në pjesën e parë të programit ishte vetë një nga prezantueset, Elona Duro e cila është dhe një nga konkurrentet e ‘DWTS’ së bashku me partnerin e saj skenik, Anxhelon. Ndërsa në pjesën e dytë, Megi Pojani me balerinin Jurgen Bala.

Por, siç dihet tanimë Jurgeni ka lënë jetesën e tij në Amerikë për t’ju bashkuar Megit në këtë eksperiencë të re. Si e ka pritur ai ftesën për të qenë pjesë e spektaklit më të ri të kërcimit që do të nisë në Top Channel.

Që në fillim kur dëgjova se do të bëhej ‘DWTS’ isha shumë i emocionuar dhe doja të merrja pjesë se kjo gjëja më ka munguar. Dalja në televizor se në New York nuk kam dalje televizive. Më ka marrë malli për audiencën e Shqipërisë, kamera kur ndizet drita e kuqe. Unë jam shumë me energji dhe jam shumë zjarr, nuk e di si kanë marrë pjesë balerinët e tjerë kur e dinë që jam unë këtu.

Ndërkohë, një nga balerinat e tjera profesioniste është dhe motra e tij Lori Bala, por a e sheh si Jurgeni si konkurrencë?

Nuk e ndjej fare pjesën e konkurrencës të jem i sinqertë, madje është suport. Një arsye që unë jam kthyer është të qëndroj dhe pranë familjes. Nuk e shoh si konkurrente, e shoh si suportuese./ Top Albania Radio

Top Channel