I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet për të pestën herë seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt

28/09/2022 11:27

Seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt, i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvani në 21 Prill 2021 dhe efektivëve të policisë së Elbasanit është shtyrë për të pestën herë.

Kësaj here, arsyeja e shtyrjes së seancës është një e-mail i Drejtorisë së Përgjithshme së Policisë, ku shprehet se nuk ka mundësi dhe kapacitete të shoqërojë Paplekajn në ambientet e gjykatës.

Avokati i tij, Mirash Martini është shprehur se Paplekaj ka bërë kërkesë të jetë i pranishëm në gjykatë, por seanca e sotme dështoi.

Si ndodhi vrasja? 

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS-së, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.

Pas ngjarjes, në polici u vetëdorëzua si autor i krimit Arbër Paplekaj, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi.

Paplekaj, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.

Top Channel