Erdhi nga Italia me armë zjarri dhe municion luftarak gati për t’i trafikuar, vihet në pranga 44-vjeçari

28/09/2022 12:35

Një 44-vjeçar është vënë në pranga, pasi kishte ardhur nga Italia i pajisur me armë zjarri, municion luftarak dhe thikë, në tentativë për t’i trafikuar në vendin tonë.

Autori me iniciale E. V., banues në Lezhë u arrestua në Portin e Durrësit, pas konstatimit të armëve.

Në bazë të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, u bë e mundur sekuestrimi i një arme zjarri pistoletë, një mjeti prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale  “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Top Channel