A duhet të vishesh me të bardha në dasmë? Armina zbulon mendimin për këngëtaren që ”theu” rregullin

28/09/2022 22:34

Dasma e blogeres, Armina Mevlani me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte tema e javës në mediat rozë të vendit.

Veç detajeve të dasmës, në rrjet qarkulloi edhe fotoja e kengëtares Eranda Libohova e veshur me të bardha.

Ndjekësit “e kryqëzuan” këngëtaren, pasi rregulli i dasmave është që askush të mos vishet me të bardha.

Fatma: U mendua që kodi i veshjes ishte fustani i zi se shumica e të ftuarave ishin me fustan të zi.

Armina: Është kokteil-dinner dhe qëlloi që shumica kishin zgjedhur të zezën duke menduar se ka bërë ftohtë dhe është më e thjeshta për t’u veshur.

Fatma: Por mes të zezave ishte edhe një e bardhë që bëri namin në rrjet filloi të flitej, se askush nuk duhet të ishte me të bardha.

Armina: Unë u kam thënë të gjithëve që po të doni vishuni me të bardha vishuni me të bardha, po të doni vishuni me të zeza, unë asnjëherë nuk e ndjej dhe as të dukem mbi të tjerët, edhe ditën e dasmës doja që të gjithë të ndiheshin të bukur.

Fatma: Unë mendoj që kur një vajzë ka ditën siç është dasma që ky është momenti që dreqi e mori të tjerët ta lënë atë të shkëlqejë dhe të jetë ajo qendra e vëmendjes. Nuk është rasti i Eranda Libohovës, por do të thosha që ka një lloj tendence në dasma që janë disa që kërkojnë vëmendje me një fustan të ekzagjeruar, fustan të bardhë, që më duket absurd.

Top Channel