Pesë persona janë helmuar nga ushqimi në një restorant në Podujevë të Kosovës.
Restoranti në fshatin Merdarë është mbyllur përkohësisht, pas vëzhgimit nga inspektorët e AUV-it, ndërkohë që është vënë në pranga pronari i biznesit. Ndaj tij është rënduar akuza për prodhimin dhe vënien në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.
“Fshati Merdare, Podujevë 24.09.2022 – 19:00. Me 25.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se 5 (pesë) persona/viktima meshkuj kosovar janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit. Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel