Kjo pauzë e kombëtareve rezultoi e mallkuar për Barcelonën që humbi shërbimet e Ronald Araujos i cili e pësoi më rëndë nga të gjithë dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa nga ana tjetër, problemet kanë edhe Jules Kounde, Memphis Depay e Frenkie de Jong.
“Për hir të transparencës duhet t’iu them se stafi i Barcelonës ka komunikuar drejtpërdrejtë me përgatitësin tonë atletik dhe na kërkoi të ishim të kujdesshëm me Raphinhan. Ata humbën Araujon dhe për këtë arsye jemi të shqetësuar. Na pyetën për gjendjen e sulmuesit dhe nëse në stërvitje gjithçka po shkon në mënyrën e duhur.
Kalendari i klubeve të mëdha është shumë i ngjeshur dhe diçka e tillë i shqetëson duke llogaritur që në mes është edhe Botërori. Deri kur të nisë Kupa e Botës lojtarët do të luajnë nga dy ndeshje në javë”, shprehet Tite./ Super Sport
Top Channel